Humbja e së mërkurës në Peqin ndaj Shkumbinit, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, nuk është pritur mirë në opinionin sportiv shkodran. Kjo humbje vinte pas një tjetër zhgënjim të pësuar me bazimin e përmbysur nga 0-2 në 2-2 në Berat. Kjo tregon se në skuadër diçka nuk shkon. Në Peqin vendasit, duke qenë se e kanë më shumë mendjen tek kampionati për vetë pozitat e vështira ku ndodhen, kanë luajtur thuajse me formacionin e dytë, I përbërë I gjithi nga lojtarë të rinj ndërsa Vllaznia kishte hedhur në fushë shumë prej titullarëve. Ndeshja megjithatë nuk tregoi asgjë nga vlerat e veta të saj dhe për rrjedhojë, në pjesën e dytë ka pësuar një gol të shënuar nga 18 vjeçari Magani dhe me këtë gol është mbyllur krejt ndeshja me fitoren e Shkumbinit vendas 1-0. Në pamje të parë, është një rezultat mëse I kthyeshëm për takimin e pas dy javëve që do të zhvillohet në Shkodër dhe Vllaznia I ka të gjitha shanset të kalojë në turin tjetër megjithatë nuk duhet neglizhuar sepse rezultati 1-0 nuk është shumë I përshtatshëm në ndeshje kupe për t’u përmbysur. Por pa shkuar tek ndeshja e kthimit e kupës, skuadra shkodrane duhet të reflektojë ditën e dielë, në sfidën tjetër ndaj Shkumbinit. Këtë herë do jetë e vlefshme për kampionatin kombëtar dhe Vllaznisë këtu nuk I lejohet asnëj gabim. Ajo tashmë ndodhet në të njëjtin hap me skuadrat e kreut dhe nuk duhet të gabojë të lëshojë, gjë që mund të ndikonte pastaj në ecurinë e mëtejshme. Sigurisht që vlerësimi për këtë takim do jetë maksimal për ta fituar atë në mënyrë që të jetë e qetë pastaj për kalendarin disi të vështirë që e prêt në javët e ardhshme.

www.shkodrasport.com