Vllaznia ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, ku shkodranët duan të konfirmohen me objektiv Europën, e pse jo, për të fituar përsëri trofe.

Trajneri Brdariç ka gati bazën e ekipit që nga paraqitjet në Europë, por ndërkohë po sheh edhe emra të rinj që mund të afrohen si alternativa të titullarëve apo edhe për të rivalizuar për një vend në formacion.

Në stërvitjen e sotme, me kuqeblutë eshtë shfaqur nje futbollist i cili në ditët në vijim do të testohen nga trajneri gjerman para se të vendoset nëse do të nënshkruajë apo jo.

Behet fjale per mesfushorin Albin Sadriaj, një 24-vjeçar shqiptar me pasaportë zvicerane. Ai luan mesfushor me tipare shkatërruese dhe në vitet e fundit ka qenë pjesë e Kriens në kategorinë e dytë zvicerane.

ë klubin në fjalë ai ka qenë zëvendësuesi i Burim Kukelit, derisa ish-mesfushori i përfaqësues shqiptare u kthye përfundimisht në mbrojtje.