Zhgenjen Vllaznia brenda ne “Loro Boriçi” duke humbur 0-2 ndaj Luftetarit dhe me kete humbje pozitat e saj ne renditje tashme rendohen se tepermi.
Ndeshja ne fakt nisi mire per Vllaznine. Ne minuten e 9-te Krymi shfaqet i lire ne zonen gjirokastrite por nuk arrin te gjuaje siç duhet.
Tre minuta me vone eshte momenti me i mire per vendasit. Kapiteni Lika godet fort me te majten dhe topi perplaset ne traverse por nuk shkon ne rrjete.
Pas ketij fillimi te vrullshem te ndeshjes nga vendasit, me kalimin e minutave loja e tyre bie disi.
Kjo u jep mundesine miqve qe te rrisin ne njefare menyre lojen dhe ata mundohen qe te shohin drejt portes se Sherrit dhe ne dy momente Bregu e Abazaj mundohen te rrezikojne por jo ashtu si duhet.
Ne minuten e fundit te pjeses se pare do te kete nje zevendesim te detyruar per Luftetarin.
Shkurtaj demtohet dhe detyrohet te lere fushen e lojes. Pjesa e pare mbyllet ne barazim 0-0.
Ne fillimin e se dytes, ndodh e papritura ne “Loro Boriçi”. Abazaj tregon klasin e tij, le ne vend Mersinin dhe arrin te mposht edhe Sherrin ndonese gjuan nga nje kend shume diagonal.
Vllaznia mundohet te reagoje dhe ne minuten e 58-te pretendohet per nje 11-metersh sepse topi preket me dore brenda zones se rreptesise por gjyqtari Xhaja vazhdon lojen.
Shkodranet te shokuar nga goli i pesuar, duan te shohin drejt portes mike por jane te paqarte ne manovren sulmuese.
Minutat kalojne dhe ankthi shtohet nderkohe qe Gjoka hedh ne fushe Çinarin e Kalajen por serish rastet mungojne.
Nderkohe Luftetari me ane te kundersulmit ka mundesi te shenoje madje edhe golin e dyte.
Ne fushe eshte edhe Tafili si mundesia e fundit per te ndryshuar diçka por duket qarte se nuk eshte dita e Vllaznise.
Ne minuten e 85-te Jane miqte qe me ane te nje kundersulmi te shpejte shenojne golin e dyte me ane te Bregut.
Kaq do te mjaftonte qe fati i kesaj ndeshje te vulosej me Luftetarin qe shkon drejt Europes ndersa Vllaznia tashme rrezikon seriozisht qendrimin ne Superlige.