FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Vllaznia “i dashuruar” pas Da Silvës së Bylisit dhe Apolonis
Vllaznia “i dashuruar” pas Da Silvës së Bylisit dhe Apolonis
Denis Viana Da Silva I Bylisit dhe Fernando Da Silva I Apolonisë janë të prferuarit e drejtuesve të Vllaznisë në merkaton e janarit. Trajneri Rudi Vata duket se I njeh mirë aftësitë e këtyre dy lojtarëve dhe prandaj ka shprehur dëshirën t’I këtë në skuadër. Njohjet për mbrojtësin që ka luajtur deri pak kohë më parë me Bylisin, Vata I ka prej kohësh ndërkohë që thuhet se për mbrojtësin tjetër, Da Silvën e Apolonisë vetëm në ndeshjen e para tre javëve kur shkodranët luajtën në Fier. Në atë ndeshje ai ka qenë ndër më të mirët në fushë duke mos e lënë për asnjë moment të lirë Sukajn. Pikërisht që nga ajo ndeshje, shkodranët e kanë pikasuar dhe mendojnë ta bëjnë pronë të tyre në merkaton e janarit. Përveç këtyre dy brazilianëve, duket se edhe dy të tjerë do vijnë në provë në ditët në vazhdim tek skuadra shkodrane.