Pak ditë më parë trajneri i Vllaznisë, maqedonasi Mirsad Jonuz, është shprehur se nga lista e lojtarëve shkodranë, të cilëve u ka përfunduar kontrata, një ose dy prej tyre mund të qëndrojë sërish me kuqeblutë. Mirëpo, stafi i ri teknik ka gjetur një zgjidhje tjetër për të vendosur për ata futbollistë, të cilët janë shpallur automatikisht të lirë dhe nuk kanë marrë një ofertë zyrtare nga klubi për rinovim të marrëveshjes.

Ata kanë marrë një propozim që të jenë të pranishëm nesër në seancën stërvitore, pasi do të kryhet një test kontrolli brenda grupit, në mënyrë që trajneri Jonuz të shikojë këta lojtarë. Nuk janë emra dosido, por mjaft të njohur dhe të afirmuar në kampionatin shqiptar, duke filluar nga Olsi Gocaj, Florind Bardulla, Antonio Marku dhe Arsen Hajdari. Në njëfarë mënyre, Jonuz kërkon t’i testojë këta lojtarë të afirmuar, por ofertën e tij katër titullarët e Vllaznisë së sezonit të kaluar e kanë refuzuar.

Në fakt, ata prisnin që të uleshin në bisedime për kontratën e re, duke pritur drejtuesit të bënin hapin konkret, mirëpo pas këtij propozimi për t’iu nënshtruar një prove në sytë e trajnerit të ri, lojtarët janë ndier të ofenduar. Këtë ata e kanë shprehur enkas për “Panorama Sport”, duke theksuar se nuk mund t’i nënshtrohen testit pas gjithë asaj karriere që kanë.

REAGIMET

Mbrojtësi 30-vjeçar ka qenë një nga lojtarët më konstantë të Vllaznia ka kryer stërvitje vetëm tri ditë në stadiumin “Loro Boriçi”, sepse fusha mund të dëmtohej dhe drejtuesit kanë menduar të ndryshojnë menjëherë terren. Ata kanë vendosur që për pak ditë stërvitjet t’i zhvillojnë në kompleksin sportiv “Zmijani”. Në këtë të fundit kanë gjetur mikpritjen e duhur, ndërsa edhe fusha është në gjendje optimale. Stafi teknik me në krye Mirsad Jonuzin vazhdojnë të stërvitin skuadrën me nga dy seanca në ditë, duke u fokusuar te ana fizike.

Stërvitja, ndryshon fusha Vllaznisë në vitet e fundit, duke luajtur në disa pozicione, por veçanërisht në krahun e djathtë. Ai thekson për gazetën se nuk mund ta pranojë këtë propozim, pasi ka pritur një ofertë konkrete. “Mendoj se drejtuesit e klubit më njohin për vlerat që kam. Si Firat dhe Lici e dinë kush jam. Është e turpshme dhe pa asnjë lloj logjike kjo që na kanë afruar. Me aq vite dhe me aq karrierë, nuk ka asnjë kuptim që unë të provohem, e aq më tepër te Vllaznia”, u shpreh Gocaj.

Ndërsa mbrojtësi i majtë, Antonio Marku, gjithashtu thotë se priste të ulej në bisedime dhe jo të merrte një ofertë të turpshme. “Unë nuk kam lëvizur se kisha dëshirë që të luaja sërish me Vllazninë në Superligë. Por, kjo është një turp që na është ofruar. Nuk ka asnjë kuptim që ne të dalim në provë, kur mendoj se drejtuesit na njohin.

Më e logjikshme është që të mos na kishin dërguar fare ftesë. Po punohet me dy standarde”, tha Marku. Edhe mesfushori Florind Bardulla ndihet i fyer për mënyrën e trajtimit që i ka bërë klubi. “Nuk kam pse të provohem. Pres një ofertë konkrete, por jo të testohem”, u shpreh Bardulla.