Karriera e tij padyshim qe flet vete dhe jo me kot, ditet e fundit eshte nderuar edhe me titullin e larte “Mjeshter i Madh” nga Presidenti i Republikes, z. Ilir Meta.
E kemi fjalen per ish- futbollistin e Vllaznise Luan Vukatana. Ai prej shume vitesh jeton ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, teksa ne vitet e fundit ka kaluar edhe nje gjendje jo te mire shendetesore, megjithate duket se e ka fituar ate beteje.
Ashtu si shume te tjera qe ai ka fituar kur ka qene pjese e Vllaznise se viteve ’80. Prej pak kohesh ai ndodhet ne Shkoder dhe pikerisht duke shfrytezuar kete fakt, drejtuesit e klubit kuqeblu kane shfrytezuar momentin per t’i dorezuar atij fanellen aktuale te ekipit.
Kjo ka ndodhur gjate ndeshjes se fundit me Teuten, ngaqe Vukatana e ka ndjekur ate nga tribuna e stadiumit “Loro Boriçi”, teksa atij i eshte dorezuar fanella me numrin 11 qe ka mbajtur gjate gjithe karrieres se tij.
Emra te tille si ai i Luan Vukatanes i bejne nder futbollit shkodran dhe atij shqiptar dhe sigurisht qe kujtime te tilla jane minimumi qe mund te behet per to./SHKODRA-SPORT.COM/