Vllaznia i ka dhene fund pushimeve treditore qe kishte marre nga stafi teknik dhe nga sot i eshte rikthyer serish stervitjes. Paradite futbollistet kuqeblu kane zhvilluar seancen e pare stervitore teksa jane vene ne dispozicion te trajnerit te pergatitjes atletike Aurel Locaj.
Por duhet thene se perberja e ekipit nuk ka qene e plote dhe ne kete seance kane qene te pranishem vetem 12 futbolliste. Pjesa tjeter ka qene me leje sepse jane kryesisht jashte vendit.
Megjithate diten e neserme numri i lojtareve te pranishem ne stervitje pritet te jete me i madh dhe skuadra te plotesohet. Mendohet qe Vllaznia te jete ne stervitje deri me 30 dhjetor dhe me pas, futbollistet te shperndahen serish deri me 3 janar.
Pikerisht ne kete date eshte planifikuar qe ekipi shkodran te spostohet per ne Ulqin te Malit te Zi per te zhvilluar atje nje stervitje njejavore ne prag te rifillimit te ndeshjeve te kampionatit. Siç dihet, e para per vitin qe vjen do te luhet me 13 janar ne Shkoder ndaj Kukesit. Per kete arsye, nuk ka kohe per pushim./SHKODRA-SPORT.COM/