Mbreme ka festuar deri ne oret e para te mengjesit bashke me shoket e ekipit trofeun e Kupes se Shqiperise te fituar pas finales ndaj Laçit dhe menjehere ka udhetuar drejt shtepise se tij per t’u pershendetur me familjaret dhe per t’u nisur menjehere drejt aeroportit.
Ardit Krymi ka nisur kesisoj udhetimin drejt skuadres se tij te re, kampiones ne fuqi te Bjellorusise Shahtyor Soligorsk me te cilen do te bashkohet menjehere ne fushe ngaqe kampionati ne kete vend ka nisur ne pranvere.
Por nderkohe, ne klubin Vllaznia e kane patur te veshtire te ndahen me liderin e tyre te mesfushes. Lojtarin qe u aktivizua 18 vjeç si titullar dhe largohet sot pas 8 vitesh.
Dhe ky largim eshte shoqeruar edhe me nje postim prekes nga ana e vete klubit shkodran qe ne faqen e tij zyrtare shkruan:
“8 vjet me Vllazninë, 8 vjet kontribut e sakrificë si pakkush tjetër. 8 vjet dashni pa fund për ngjyrat kuqeblu!
Faleminderit për gjithçka që dhe për Vllazninë Ardit Krymi! Suksese në skuadrën tënde të re!