Prej më tepër se tre javësh një nga temat e rëndësishme të merkatos së Superligës shqiptare ka qenë edhe interesimi i Partizanit për mesfushorin e Vllaznisë Erald Çinari. Drejtuesit e kuq kanë insistuar shumë por ata të klubit shkodran nuk kanë patur ndër mend që të heqin dorë nga shërbimet e 21 vjeçarit. Dhe në fakt, e gjithë kjo zhurmë nuk ka ndikuar fare tek lojtari i cili ka vijuar punën e tij duke u stërvitur fort.
Madje, në ndeshjen e djeshme miqësore ndaj Tërbunit ka arritur të shënojë edhe golin e vetëm të ndeshjes pasi mori një top të bukur nga Vucaj. E sigurtë duket që Çinari nuk do të largohet nga kuqeblutë me të cilët ka kontratë edhe për dy sezone të tjera. Më poshtë ndiqni golin e shënuar dje ndaj pukjanëve: