Pas dy diteve pushim ekipi i Vllaznise i eshte rikthyer serish procesit stervitor dhe pasdite ka zhvilluar seancen e rradhes ne fushen sportive te Golemit.
Pavaresisht zhurmes se krijuar pas ndeshjes me Egnatian dhe polemikave ne distance, situata ne kampin shkodran ka qene shume e qete dhe te gjithe futbolistet kane zbatuar ate se çfare u kane thene pjestaret e stafit teknik.
Per ta ndjekur nga afer kete seance, ka qene i pranishem edhe presidenti Xhaferi dhe drejtues te tjere te klubit. Vete numri 1 i klubit eshte shprehur se do te punohet per rikthimin e Vllaznise sa me shpejt ne normalitet edhe sa i takon rezultateve.
Kuqeblute do ta shfrytezojne kete periudhe pushimi te kampionatit ne shume aspekte, por kuptohet qe vemendja eshte e perqendruar tek ndeshjet zyrtare, duke filluar nga ajo e Kupes ndaj Pogradecit qe do te luhet te merkurne e ardhshme ne “Loro Boriçi”./SHKODRA-SPORT.COM/