Pas tre ditesh pushimi, ekipi i Vllaznise i eshte rikthyer serish stervitjes duke zhvilluar pasditen e sotme seancen e pare stervitore per vitin 2023, seance kjo qe eshte zhvilluar ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Ajo eshte drejtuar nga pergatitesi atletik Mihail Tzokov dhe kryesisht ka patur te beje me disa vrapime dhe ushtrime te lehta, thjesht per te kapur ritmin e marrjes se ngarkesave stervitore.
Nderkohe “Shkodra Sport” meson se ekipi nuk ka qene i plote ne kete seance te pare sepse ne te kane munguar dy prej futbollisteve. Behet fjale per mbrojtesin malazez Darko Bulatoviç dhe mesfushorin boshnjak Elvedin Heriç.
I pari nga sa mesohet do t’i bashkohet keto dite ekipit per te filluar stervitjen me te, pas problemeve shendetesore qe ka patur ne fundin e vitit te kaluar, ndersa i dyti ka qene ne udhetim duke u kthyer nga Bosnja ku kaloi bashke me familjen e tij festen e Vitit te Ri.
Heriç pritet te jete ne stervitje gjate seances se neserme duke hedhur keshtu poshte edhe zerat e diteve te fundit se ai mund te largohet nga Vllaznia. Sakaq, te gjithe futbollistet e tjere kane qene ne stervitje sot duke nisur keshtu pergatitjet per sfiden e 14 janarit kunder Partizanit ne transferte./SHKODRA-SPORT.COM/