Janë mbyllur 7 sfidat e luajtura në Grupin B të Kupës së Shqipërisë ku nuk munguan rezultatet e thella nga skuadra e mëdha.

Vllaznia triumfoi me rezultatin e thellë 4-0 duke shuar shpresat e Labërisë për një kualifikim në Turin e Dytë.

Ne pjesen e pare ka qene Djurdjevic ai qe ka zhbllokuar rezultatin dhe me kete gol do te mbyllej ajo. Ne te dyten fillimisht eshte Latifi qe humbet nje 11-metersh, por me pas Aralica me koke ka shenuar golin e dyte.

Nje minute me vone do te ishte Mustedanagic qe do te shenonte te tretin, nderkohe qe i katerti do te kishte per autor Heriç. Ne shtese do te ishte mesfushori Hoxha qe do te humbiste nje tjeter 11-metersh.

Ne kete menyre me rezultatin e thelle 4-0 ekipi i Vllaznise kalon ne turin e dyte te Kupes se Shqiperise, aty ku do te ndeshet me ekipin e Pogradecit.