Janë të shumtë ata lojtarë që kërkojnë të hyjnë në futbollin e madhe përmes Superiores. Njëri prej tyre ishte edhe sulmuesi Luis Kaçori, i cili në Shqipëri është testuar te Vllaznia dhe Partizani, por asnjëri prej këtyre dy klubeve nuk u bind t’i ofronte një kontratë 20-vjeçarit.

Tashmë për sulmuesin shtatlartë ka trokitur fati në derë, pasi në mediat italiane raportohet se skuadra e Serisë B, Karpi, ka arritur marrëveshjen me sulmuesin, që pritet të zyrtarizohet.

Sezonin e fundit, i riu i lindur në Viterbo, ka qenë pjesë e Ixhea Virtus dhe ka arritur të realizojë 7 gola në 31 ndeshje.

Tek Vllaznia ai qendroi ne prove disa dite ne veren e kaluar, madje luajti edhe ne miqesoren e luajtur ndaj Kastriotit dhe beri nje figure pergjithesisht te mire por pa e bindur dot plotesisht trajnerin Cungu t’i besoje nje vend ne skuader.

Ky futbollist tashme mund te luaje ne Serine B te Italise. Ndodh edhe keshtu!