Nga Endri ÇINARI
Partizani-Vllaznia do jetë dueli që do mbyllë javën e 12-të të Superiores. Shkodranët dhe të kuqtë do përballin forcat sot në “Arenën e Demave”, ndeshje që do luhet në orën 18:00. Kuqeblutë duan një rezultat pozitiv në transfertë, për të nisur një cikël të ri.
Ku tashmë me trajnerin Osmani në stol, kërkohet një Vllazni ndryshe dhe me ide të tjera. Nga ana tjetër Partizani po kalon një formë shumë pozitive e ndërsa “demat” kanë përgatitur edhe formacionin që do zbresë sot në fushën e lojës. Duke e nisur që nga porta ku Qirko pas kthimit nga dëmtimi është titullar.
Në mbrojtje si qendra pritet të rreshtohen Sambene dhe Preka, me këtë të fundit që po kalon një formë të shkëlqyer. Në krahun e djathtë të prapavijës pritet Murataj e ndërsa majtas, Atanaskoski. Në mesfushë Maguette dhe Mehmeti do shoqërohen edhe nga Rrapaj, për të formuar treshen e këtij reparti.
Në sulm duket se balotazh do ketë mes Mensah dhe Bintsouka, me ish-sulmuesin e Skënderbeut disi të avantazhuar. E ndërsa nga krahët e repartit të sulmit priten si titullarë Cara dhe Taipi.