Basketbollistët e Vllaznisë kanë arritur të marrin një fitore të rëndësishme ndaj Partizanit në shifrat 91-80 dhe në këtë mënyrë tashmë ata janë barazuar me pikë me Kamzën në renditje.
Një lajm i mirë ky për ekipin shkodran por që nuk mjafton sepse do jenë pesë ndeshjet e fundit të kampionatit ato që do të përcaktojnë gjithçka në lidhje me ecurinë e tij.
Ndeshja ka nisur mirë për Vllazninë e cila ka kaluar menjëherë në avantazh dhe e ka ruajtur atë deri në fund. Perioda e parë e saj është mbyllur në shifrat 27-12.
Edhe e dyta nis mirë megjithatë në fund të saj fiksohen shifrat 43-36, pra me një diferencë prej vetëm shtatë pikësh nga kundërshtari.
Perioda e tretë ndërkohë është mbyllur në shifrat 65-57 dhe natyrisht që kjo krijoi njëfarë frike, edhe pse diferenca në fillimi e së katërtës u ngushtua deri në 4 pikë por vetëm kaq.
Vllaznia korigjon gjithçka dhe në të katërtën dominon duke fituar në fund me rezultatin 91-80. Një fitore kjo shumë e rëndësishme por që gjithsesi nuk mjafton.
© shkodrasport.com