Edhe katër futbollistët e tjerë të ardhur për provë tek Vllaznia, kanë rezultuar të pavlefshëm dhe për rrjedhojë do kthehen mbrapsht andej nga kanë ardhur. Ky është vendimi që ka marrë stafi drejtues pas ndeshjes së kontrollit të zhvilluar paraditen së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi”. Përballë njëri tjetrit ka qenë ekipi I parë I Vllaznisë me të dytin dhe në rradhët e këtyre ekipeve, kanë luajtur edhe mbrojtësi serb Gajiç, mesfushori malazez Ajkoviç, ai kosovar Tahiri dhe një tjetër shqiptar nga Ulqini. Të gjithë këta nuk e kanë kaluar provën. Këtë e ka thënë pas ndeshjes trajneri I Vllaznisë Agim Canaj në prononcimin për mediat. “Ajo çfarë këta futbollistë treguan, ishte e pamjaftueshme për të na bindur ne si trajner për t’i mbajt në skuadër. Këta katër futbollistë por edhe dy të tjerët që u larguan pak ditë më parë, nuk kishin asnjë diferencë me lojtarët aktualë që kemi në skuadër prandaj dhe do largohen nga Vllaznia sepse ajo ka nevojë për futbollistë më cilësorë”. E ndërsa këta futbollistë do largohen, shpresat janë për të ardhur futbollistë të tjerë. Njëri prej tyre, kroati Bulat ka mbërritur në Shkodër ndërkohë që të dielën vjen edhe sulmuesi kosovar Kastriot Rexha dhe një kosovar tjetër, mbrojtësi Dardan Jashari. Trajneri Canaj ka shpresë se do gjenden lojtarët e duhur për skuadrën. “Kam shpresë se dy kroatët që do vijnë, do rezultojnë të vlefshëm, ashtu edhe dy kosovarët sepse Vllaznisë i duhen medoemos tre apo dhe katër futbollistë ngaqë kampionati do jetë shumë i vështirë dhe përpos kësaj ne luftojmë edhe në kupë dhe gjërat vështirësohen”- ka thënë numri 1 i pankinës shkodrane. Vllaznia kësisoj është shndërruar në një kantier ndërtimi. Ardhjet e deritanishme kanë rezultuar të pavlera megjithatë shpresohet që në ditët në vazhdim të ketë ardhje të tjera më cilësorë që do t’I bëjnë punë skuadrës në gjysmën e dytë të sezonit.
Gjergj KOLA
FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Vllaznia ikin edhe katër të tjerë të huaj. Rezultuan të pavlefshëm