Pasditen e sotme në portale të ndryshme ka qarkulluar lajmi se për mesfushorin e Luftëtarit, shkodranin Behar Ramadani, kanë filluar interesimet nga skuadra të ndryshme të kampionatit shqiptar. Të paktën nga sa raporton portali eduasportin.com, Kukësi dhe Vllaznia janë vënë në garë për të marrë shërbimet e këtij lojtari që në janar. Në fakt, për kuqeblutë duket se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes.
Trajneri Gjoka në të gjitha daljet e tij publike ka deklaruar se skuadra ka nevojë për përforcime në mbrojtje dhe sulm. Për këtë arsye, një lajm i tillë me shumë siguri, pavarësisht respektit që kemi për këtë lojtar dhe vlerave që ka shfaqur me Luftëtarin, nuk është i vërtetë sepse ai nuk është në planet e Vllaznisë.
© shkodrasport.com