Skuadra shkodrane I është rikthyer sërish mbrojtësit Brazilian Da Silva që luan për Bylisin. Një vit më parë po për këtë futbollist pati një zhurmë të madhe dhe konflikt jo të vogël në mes trajnerit Rudi Vata që insistonte për ta marrë në skuadër dhe drejtuesve të klubit shkodran dhe në fund nuk u bë realitet një gjë e tillë. Por ndryshimi I situatave së fundi tek Vllaznia, duket se ka bërë realitet rifutjen në bisedime sërish për të. Drejtues të Vllaznisë thuhet se janë në bisedime me presidentin Kapllanaj të Bylisit për të bërë realitet marrjen e këtij lojtari. Skuadra shkodrane e ka të domosdoshme marrjen e një qendërmbrojtësi sepse me shumë mundësi Tefik Osmani nuk do jetë më pjesë e kësaj skuadre. Vllaznia përveç Da Silvës, ka shfaqur interes dhe është në bisedime edhe me sulmuesin e Apolonisë Ribaj për të mbushur boshllëkun e krijuar nga largimi I mundshëm I Hysës.
www.shkodrasport.com