www.shkodrasport.com
Vllaznia, ja 11-shja që do luajë ndaj Skënderbeut
Për ndeshjen e sotme ndaj Skënderbeut, trajneri Grima ka patur shumë dilema për 11-shen që do hedhë në fushën e lojës. Mungesat e shumta të lojtarëve e kanë vënë atë në pozita për të përzgjedhur lojtarët që do luajnë. Problemet më të mëdha duken në ndërtimin e repartit të mesfushës dhe të sulmit sepse në portë dhe mbrojtje gjërat duken të zgjidhura mirë. Vujadinoviç do jetë mes shtyllave si gjithmonë. Para tij pritet të luajë lojtari i ekipit të të rinjve Lekaj në rolin e mbrojtësit të djathtë ndërkohë që Smajli është spostuar të luajë në qendër të mbrojtjes bashkë me Krajën. Në të majtë të prapavijës do luajë kroati Vuk. Në mesfushë ndërkohë pritet që Dema dhe Karakaçi të luajnë në qendër, Gocaj në të djathtë dhe Shaba në të majtë. Ndërsa në sulm mund të luajnë Erkoçeviç dhe Guri. Ky praktikisht është formacioni I mundshëm I kuqebluve për takimin e sotëm megjithatë mund të ketë edhe ndonjë lëvizje tjetër deri para nisjes së ndeshjes. Dilema e vetme ka qenë nëse do luante Lekaj në të djathtë të mbrojtjes apo Tafa dhe në fund duket se ka triumfuar ideja për mbrojtësin e ekipit U-19.