Vllaznia, ja formacioni i mundshëm ndaj Laçit
Tre ditë përpara ndeshjes së parë zyrtare për vitin 2012, atë që do luajë të dielën për kupë ndaj Laçit, ende nuk është e qartë se cilët lojtarë do shohim në fushë duke përfaqësuar Vllazninë. Kjo ngaqë ka ende shumë dilema për t’u zgjidhur tek kjo skuadër. Pavarësisht se kërkohen edhe tre futbollistë të tjerë dhe pikërisht Da Silva, Dimo e Marku, deri mbrëmë në kampin shkodran askush nuk jepte shpjegime nëse kishte ndonjë lëvizje positive për marrjen e këtyre futbollistëve nga Bylisi e Dinamo apo jo. Në kushte të tilla, aktivizimi I tyre ndaj Laçit ka një pikëpyetje të madhe brenda. Aktualisht Vllaznia duhet t’I bëjë planet pa ato tre lojtarë, të paktën për këtë ndeshje dhe me siguri që trajneri Vata, ashtu siç ka thënë, ka gati planin B për formacionin bazë. Në portë padiskutim që do jetë Vujadinoviç I cili duket se I ka kaluar edhe problemet e dëmtimit që ka patur. Në mbrojtje, në krahun e djathtë do luajë Gocaj ngaqë trajneri është e preferuar atë më shumë në prapavijë. Dilema të mëdha ka për qendrën e mbrojtjes. Mosgarancia për marrjen e Da Silvës, ka shkaktuar një problem të madh për këtë pozicion. I gatshëm është Sykaj por nisur edhe nga problemet që ai ka patur kohët e fundit me stafin, me siguri që nuk do të luajë si titular. Alternativa e vetme që mbet pastaj për aktivizim është vetëm malazezi Petroviç të cilin Vllaznia deshi ta largonte me çdo kusht por ai u mbeti në skuadër ngaqë kontrata e mbante të lidhur me kuqeblutë. Dhe nga I padëshiruar, ai mund të kthehet në lojtar formacioni, gjithnjë nëse nuk preferohet Sykaj. Përkah tij, pritet të jetë Belisha sepse kapiteni në miqësoret e luajë është provuar të luajë si mbrojtës qendre. Kështu mund të ndodhë edhe këtë herë ndaj Laçit. Në krahun e majtë të mbrojtjes do luajë Popoviç. Në mesfushë ndërkohë Smajli është si zakonisht “piston” I krahut të djathtë. Në qendër të mesfushës, lojtari nga Andora Moreno është I padiskutueshëm në formacion në rolin e shkatërruesit dhe prej 3 ndeshjes, bashkë me të në qendër ka luajtur Bardulla. Kështu pritet të ndodhë edhe në takimin ndaj laçianëve ngaqë malazezi Brnoviç ende nuk është I gatshëm të luajë pas një dëmtimi të vogël që ka patur. Në krahun e majtë të mesfushës ndërkohë I padiskutueshëm është lojtari më në formë I kuqebluve aktualisht Hajdari. Edhe në sulm pritet që malazezi tjetër I blerë Jabllan të mos e nisë si titular e për këtë arsye, në vijën e parë me shumë mundësi do luajnë Hasani dhe Gjini. Të pakën deri sot, kjo është 11-shja që mendohet të jetë në fushë të dielën në ndeshjen e kupës. Shpresat janë që çështjet e Da Silvës, Dimos dhe Markut të zgjidhen shpejt dhe ata të jenë të gatshëm për këtë takim por gjasat janë të pakta për këtë. Pa këta tre lojtarë dhe pa Brnoviç e Jabllan në gjendjen e tyre më të mirë, duket se trajneri Vata nuk do ketë në fushë as 50 për qind të skuadrës që ai mendon. Megjithatë ky është plani B I tij dhe sigurisht që shpreson edhe me të, t’ia dalë mbanë. Luhet në Shkodër dhe patjetër që kërkohet fitorja. Aq më tepër që kjo ndeshje është e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, I vetmi për të cilin Vllaznia është ende në garë për ta fituar.