Vllaznia ka mbyllur sot përgatitjet e fundit për ndeshjen e nesërme ndaj Teutës. Stafi teknik i shkodranëve e ka përgatitur ekipin për të qenë i gatshëm në maksimum për sfidën e rradhës, që do luhet nesër.

Kështu, mesfushori Ardit Hoxhaj do të jetë mungesa e vetme e kuqebluve për takimin e nesërm. Ndërkohë, nga sa është shikuar edhe në stërvitjen e sotshme, tekniku Brdariç ka pasur të gatshëm të gjithë lojtarët e tjerë.

Nisur edhe nga paraqitjet e fundit, formacioni që do të startojë takimin ndaj Teutës nuk pritet që të ketë ndryshime të shumta.

Në portë do të jetë Zogoviç, në mbrojtje katërshja Gurishta, Diagne, Bulatoviç dhe Hakaj. Në mesin e fushës pritet të jetë sërish e njëjta treshe si në ndeshjen e fundit ndaj Laçit, Krymi, Jonuzi, Mustedanagiç, ndërsa në sulm është piketuar treshja Da Silva, Latifi dhe Aralica.

Ndeshja Vllaznia-Teuta do të luhet nesër në stadiumin “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 16:45. /Maringlen ZHIVANI/

Vllaznia (4-2-3-1)

Zogoviç

Gurishta Diagne Bulatoviç Hakaj

Jonuzi Krymi

Da Silva Mustedanagiç Latifi

Aralica

Tr: Thomas Brdariç