Neser ne oren 13:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” do te luhet sfida ne mes Vllaznise dhe Skenderbeut, e vlefshme per javen e 29-te te Kategorise Superiore.
Ne kampin shkodran çdo gje eshte gati per kete takim dhe ne dispozicion te trajnerit Brdariç kete here do te jete edhe mbrojtesi Eni Imami i cili kishte munguar prej disa javesh per shkak te nje demtimi.
Megjithate, pavaresisht rikuperimit te tij, duket se Imami nuk do ta nise ndeshjen ndaj minuta e pare. Zevendesuesi i tij Dajan Shehi, ka bere shume mire ne takimet e fundit dhe per pasoje, stafi do te vazhdoje t’i besoje serish atij.
Nderkohe ndaj Skenderbeut formacioni duket se do te jete i njejti me ate te ndeshjes se fundit ndaj Apolonise te cilen Vllaznia e fitoi me rezultatin e thelle 6-0.
Pra, ne porte edhe neser do te jete serish Zogoviç, ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e perbere nga Gurishta, Shehi, Adili dhe Isaevski. Sakaq ne mesfushe do te luhet me lojtare ne qender, pikerisht Krymin e Markun si dhe tre para tyre, Imeri, A. Hoxhaj dhe Victor Da Silva, ndersa ne maje te sulmit do te jete serish Dilaver./SHKODRA-SPORT.COM/