Tashme nuk ka me enigma. Vllaznia ka bere gjithçka gati per ndeshjen me Bylisin dhe trajneri Brdariç ka zgjedhur edhe 11-shen me te cilen skuadra do te zbrese ne fushe nga minuta e pare.
Ajo qe konstatohet jane dy ndryshime ne formacion, teksa eshte rikthyer Isaevski ndersa ne vend te Krujes do te luaje Ardit Hoxhaj.
Te tjeret do te jene po ato, me Zogoviç ne porte, ndersa ne mbrojtje do te luaje serish treshja e perbere nga Gurishta, Adili dhe Imami.
Ne mesfushe, Krymi e Marku do te jene ne qender dhe para tyre Imeri, ndersa ne krahe do te luajen Isaevski e Hoxhaj. Edhe dyshja e sulmit nuk ka ndryshuar me Dilaver dhe Dungen.
Vllaznia do te kerkoje fitoren per te ruajtur vendin e pare ne renditje edhe pas javes se gjashte te kampionatit.