Në ndeshjen e sotme ndaj Lushnjes pritet qe Vllaznia pavaresisht se luan në transferte, pritet te zhvilloje nje loje sulmuese. Trajneri Cungu do ta nise ndeshjen me nje sulmues te vetem- Atsinen por pas tij, do te jene në mesfushe disa futbolliste me tipare sulmuese. Vucaj, Hasani, Lika do te jene pas shpines se tij dhe perveç tyre, mund te jete edhe Kruja ose Çinari.
Keto elemente padyshim qe do te mundohen te tregojne vlerat e tyre dhe pikerisht prej kesaj mendohet te perfitoje edhe Vllaznia per arritjen e nje rezultati pozitiv. Nderkohe në porte do te jete Selimaj ndersa në mbrojtje nga e djathta do te luaje Gocaj ndersa në te majte do jete Gurishta. Sakaq në qender te mbrojtjes e sigurte eshte qe do jete Orelesi ndersa nuk dihet se kush do te jete perkrah tij. Nese rikuperohet Pjeshka, do jete ai në fushe e nese nuk ia del, atehere ne vend te tij do te luaje Marku. Nderkohe para mbrojtjes do jete si zakonisht Krymi. Me kete formacion pritet qe Vllaznia te tentoje marrjen e fitores per t’i bere nje nisje te mbare kampionatit te ri.