Vllaznia do te luaje pas pak minutash ne Puke miqesoren ndaj Teutes dhe trajneri Brdariç ka zgjedhur 11-shen qe do te hedhe ne fushe nga minuta e pare.

Ne porte do te jete Kristi Qarri, ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e perbere nga Gurishta qe do te luaje ne te djathte dhe Isaevski ne te majte ndersa dyshja e qendres do te jete e formuar nga Lekaj dhe Adili.

Treshja e mesfushes sakaq do te jete ajo e zakonshmja me Krymin, Markun dhe Krujen ndersa treshja e vijes se sulmit do te jete e perbere nga Brendon Smajli, Ardit Hoxhaj dhe Sidorenco.

Siç shikohet edhe nga formacioni, Vllaznia ka hedhur ne fushe nje formacion “te arnuar” megjithate per stafin teknik ka qene shume e rendesishme t’i shohe keto lojtare ne fushen e lojes ndaj nje kundershtari si Teuta.