Sot në orën 14.00 në stadiumin e qytetit të Laçit do të luhet ndeshja Laçi- Vllaznia e vlefshme për javën e katërt të Superligës shqiptare. Skuadra shkodrane është sistemuar që mbrëmë në një nga hotelet në periferi të këtij qyteti dhe po bëhet gati për takimin shumë të rëndësishëm të kësaj jave. Edhe trajneri Cungu duket se e ka gati formacionin me të cilin do të luajë në këtë sfidë.

Në portë pritet të jetë sërish Selimaj ndërsa në mbrojtje Gocaj, Orelesi, Pjeshka dhe Marku. Në mesfushë ndërkohë mendohet të luajnë nga minuta e parë Krymi, Bardulla e Hasani ndërsa në krahë më të avancuar do jenë Lika e Çinari ndërsa në sulm Ribaj. Të paktën kjo 11-she është aplikuar nga ana e stafit gjatë këtyre ditëvë në stërvitje dhe nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim megjithatë deri para ndeshes gjithçka mund të ndodhë. E rëndësishme është që ata të cilët do të zbresin në fushë të japin më të mirën në mënyrë që Vllaznia të kthehet me pikë nga Laçi.

www.shkodrasport.com