Nje rival me pak per Vllaznine ne kategorine e pare te futbollit shqiptar.
Besa e Kavajes do te luaje ne grupin e Jugut dhe ne vend te tij ne grupin e Veriut do te jete Shenkolli.
Kështu, siç pritej Vllaznia do të jetë pjesë e Grupit A. Në këtë grup do të jenë edhe skuadra të tjera të njohura si Besëlidhja apo Dinamo.
Por, ajo që bie në sy është se në këtë grup janë dy skuadra që janë pjesë e të njëjtës bashki, asaj të Lezhës, si Besëlidhja dhe Shënkolli, çka mund të prish edhe garën në këtë grup.
Ndërkohë, skuadrat e tjera që do ti bashkohen Vllaznisë janë: Iliria, Erzeni, Besëlidhja, Dinamo, Korabi, Burreli, Shënkolli, Vora dhe Veleçiku.
Kategoria e Parë do të startojë me 9 shtator, ndërsa me 20 gusht në orën 11:00, pra pas 4 ditësh, do të hidhet shorti në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Objektivi i vetëm i shkodranëve padiskutim që është rikthimi në Superiore brenda sezonit 2018 – 2019.
Megjithate nuk do te jete e lehte. Çdo ndeshje duhet vleresuar maksimalisht nga kuqeblute te cilet e kane detyre rikthimin ne mes ekipeve me te mira te futbollit shqiptar.
www.shkodrasport.com