Më të paguarit. Pikërisht, nisur nga kjo, nuk ka qenë e vështirë të merren vesh kontratat e futbollistëve dhe e stafit drejtues. Nga ajo çfarë është deklaruar pikërisht në Këshillin Bashkiak, futbollisti më I paguar tek Vllaznia në këtë sezon është portiere Miroslav Vujadinoviç. Ai ka një kontratë prej 35 mijë eurosh ose e kthyer në lekë, rreth 49 milionë lekë të vjetra për një sezon.Bëhet fjalë për kontratën neto, pa taksat që I ndalen atij dhe çdo futbollisti tjetër. Pas tij janë katër futbollistë me të njëjtën pagesë, kapiteni Elvin Beqiri, Tefik Osmani, Kristian Dragoi dhe Ivan Deliç. Të katër këta futbollistë paguhen nga 45 milionë lekë secili. Lista e lojtarëve sipas pagesës vazhdon me sulmuesin Vilfor Hysa që kontratën e tij me Vllazninë e ka firmosur për 42 milionë lekë. “Top- lista” e më të paguarve mbyllet me mbrojtësi Dritan Smajli që ka një kontratë prej 40 milionë lekësh në sezon.
Të tjerët. Zhurma e bërë në media për blerjet e shumta të Vllaznisë në fakt nuk ka dhe shumë gjëra të vërteta brenda. Kuptohet që numri I lojtarëve të blerë është 12 por jo të gjithë janë të mirëpaguar. Ndriçim Shtubina dhe Ilir Nallbani kanë kontrata nga 28 milionë lekë të vjetra po aq sa edhe Arsen Hajdari. Pas tyre vijnë Halim Begaj dhe Amarildo Belisha nga 25 milionë lekë. Kastriot Rexha, sulmuesi I shumëpërfolur për mungesën e golave por që shpërtheu në dy ndeshjet e fundit, është ndër futbollistët e blerë me kontratën më të vogël. Ai për një sezon do të marrë tek Vllaznia një shumë prej rreth 18 mijë eurosh ose afërsisht 24 milionë lekë të vjetra. Kuptohet I justifikuar ndoshta edhe për paraqitjen e tij. Portieri I dytë, shqiptaro- malazezi Enis Gjokoviç ka një kontratë prej 12 milionë lekësh në sezon. Dy blerjet e tjera, ose më mirë rikthimi I dy shkodranëve sërish në skuadër, Klodian Seminës dhe Alsid Tafilit, nuk I ka kushtuar shumë Vllaznisë. Semina paguhet me 10 milionë lekë në vit ndërsa Tafili vetëm me 5 milionë.
Të rinjtë. Ata nuk paguhen shumë, për të mos thënë se pagesa e tyre është qesharake. Sulmuesit Jurgen Gjini e Sindrit Guri si dhe mesfushori Paulo Markolaj paguhen vetëm 2.6 milionë lekë të vjetra në vit. Të tjerët edhe më pak, pikërisht Dema, Bardulla nga 2 milionë, ndërsa Kruja, Lekaj dhe “blerja” e 12-të e verës, Ardit Shkjau vetëm 1.5 milionë lekë të vjetra në vit. Në kushte të tilla, secili mund të bëjë vlerësimin e vet. Sa janë paguar dhe sa kanë dhënë secili prej këtyre lojtarëve. Llogaritë janë të thjeshta dhe mund të bëhen nga kushdo.
Gjergj KOLA
Kontrata e trajnerit Duro, 44 milionë lekë
Shpëtim Duro ka një pagesë kontrate prej 44 milionë lekësh deri në fund të sezonit. Ai ka marrë një këst të kontratës kur e ka firmosur atë, ka për të marrë edhe një tjetër në janar, plus edhe rrogën mujore prej 3 milionë lekësh. Në kontratën e tij është e shkruar se nëse shkarkohet nga drejtuesit e klubit, ai do të paguhet deri në fund të kontratës me 50 % të pagesës. Pikërisht kjo kontratë ka bërë që ai të mos shkarkohet nga drejtuesit e klubit megjithatë kjo procedurë duket çështje ditësh.
1.Vujadinoviç 50 milionë
2.Beqiri 45 milionë
3.Osmani 45 milionë
4.Dragoi 45 milionë
5.Deliç 45 milionë
6.Hysa 42 milionë
7.Smajli 40 milionë
8.Shtubina 28 milionë
9.Nallbani 28 milionë
11.Hajdari 28 milionë
12.Begaj 25 milionë
13.Belisha 25 milionë
14.Rexha 24 milionë
15.Gjokoviç 12 milionë
16.Semina 10 milionë
17.Tafili 5 milionë
18.Gjini 2.6 milionë
19.Guri 2.6 milionë
20.Markolaj 2.6 milionë
21.Bardulla 2 milionë
22.Dema 2 milionë
23.Shkjau 1.5 milionë
24.Kruja 1.5 milionë
25.Lekaj 1.5 milionë
Shënim: Vlerat e mësipërme janë llogaritur neto (janë zbritur taksat)