Fitorja me Flamurtarin, më shumë sesa vlerën e tre pikëve, ka patur tjetër rëndësi për Vllazninë. Jo vetëm që ka hequr njëherë e mirë dyshimet për një rënie të mundshme nga kategoria ose më mirë të themi për të kaluar në fazën e play out-it, por sepse ka ndalur Flamurtarin dhe duke shfrytëzuar edhe ndalesën e Kastriotit në Fier, kjo javë ka qenë e tëra për shkodranët.Kuqeblutë janë plotësisht në lojë për vendin e katërt. Jo se me të kanë sërish gjë të sigurtë për një vend në Kupat e Europës por sepse në rast fitoreje të kampionatit prej Skënderbeut ose Tiranës dhe po ashtu fitorja e Kupës së Shqipërisë nga njëra prej tyre, do t’i hapte vendit të katërt mundësinë për të qenë në Europa League. Kjo do ishte vërtetë një ëndërr e bukur megjithatë mund të bëhet realitet.

Kalendari i Vllaznisë është shumë më i favorshëm se i Kastriotit dhe Flamurtarit. Shkodranët mund të marrin krejt lehtësisht 13 pikë në këto shtatë javë që kanë mbetur deri në fund. Dy skuadrat e tjera kanë një kalendar më të vështirë dhe prandaj skuadra e trajnerit Vata duhet të tentojë deri në fund për të mbledhur sa më shumë pikë. Më poshtë po japim renditjen aktuale të këtyre tre skuadrave dhe njëkohësisht edhe kalendarin e tytre në shtatë javët e mbetura deri në fund.

www.shkodrasport.com

 

Renditja aktuale:

………

4.Kastrioti 31 pikë

5.Flamurtari 30 pikë

6.Vllaznia 27 pikë

 

Java 20

Pogradeci- Vllaznia

Flamurtari- Bylis

Kastrioti- Skënderbeu

 

Java 21

Bylis- Vllaznia

Apolonia- Flamurtari

Tomori- Kastrioti

 

Java 22

Vllaznia- Apolonia

Flamurtari- Skënderbeu

Kastrioti- Dinamo

 

Java 23

Skënderbeu- Vllaznia

Tomori- Flamurtari

Shkumbini- Kastrioti

 

Java 24

Vllaznia- Tomori

Flamurtari- Dinamo

Kastrioti- Laçi

 

Java 25

Dinamo- Vllaznia

Flamurtari- Laçi

Kamza- Kastrioti

 

Java 26

Vllaznia- Shkumbini

Flamurtari- Laçi

Kastrioti- Teuta