Vllaznia- Laberia, ndeshja e kthimit e turit te pare te Kupes se Shqiperise do te luhet te merkuren pasdite ne oren 13.30 ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe klubi shkodran mengjesin e sotem ka bere edhe njoftimin per tifozet.

Ne faqen e tij zyrtare eshte njoftuar se nga sot do te nise shitja e biletave te kesaj ndeshje. Kuptohet qe kapaciteti i fushes eshte i vogel dhe si rrjedhoje, nisur edhe nga kerkesat e medha, drejtuesit kane menduar qe te nxjerrin ne shitje nje numer te caktuar biletash.

Ja njoftimi i klubit Vllaznia:

NJOFTIM

Ju bëjmë me dije se duke filluar sot nisë shitja e biletave të ndeshjes së vlefshme për Kupën e Shqipërisë në mes Vllaznisë dhe Labërisë, ndeshje kjo që do të luhet të mërkurën në orën 13.30 në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Ditën e sotme (e martë) shitja e biletave do të bëhet nga ora 14.00- 18.00 pranë stadiumit “Loro Boriçi”, ndërsa nesër (e mërkurë) shitja e tyre do të bëhet pranë fushës “Reshit Rusi”. Çmimi i biletës për këtë ndeshje është 200 lekë.