Ditën e sotme në orën 13:00 ka startuar java e 6-të e Kampionatit Kombëtar në Basketboll për Femra, me ndeshjen e parë Apolonia – KS Vllaznia, në pallatin e sportit “Flamurtari”.

Vajzat shkodrane edhe pse në transfertë kanë arritur të marrin një fitore të bujshme ndaj kundërshtarëve të Apolonisë. Sfida midis dy ekipeve është mbyllur me rezultatin 58-103 për Vllazninë.

Një fitore e thellë për vajzat e drejtuara nga trajneri Bledar Gjeçaj, të cilat tashmë kanë 9 pikë në Kampionat. Nese ndaj Studentit pak dite me pare vajzat shkodrane nuk dolen dot ne lojen e tyre, krejt ndryshe ka ndodhur sot.

Ardhja e Bujarit dhe Daboviç padyshim qe e ka bere edhe me te forte kete ekip i cili tashme e sheh veten ne mes kater ekipeve me te mira te kampionatit, qe eshte edhe objektivi i tij i momentit.