Finalja e Kupes se Shqiperise në futboll për femra, nuk do të luhet ditën e shtunë siç ishte planifikuar por të enjten më datë 6 shkurt. Është caktuar njëkohësisht edhe ora dhe vendi I zhvillimit të kësaj ndeshje finale teksa ajo do zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 14.00. dy ekipet që kanë dalë në finale, siç dihet janë dy ekipet e Shkodrës, Vllaznia dhe Juban Danja. Ata kanë rënë dakord me njëri- tjetrin por edhe me Federatën Shqiptare të Futbollit për ta ofruar pak këtë finale ngaqë siç dihet të shtunën po në “Loro Boriçi” do të luhet ndeshja e kampionatit të meshkujve në mes Vllaznisë dhe Teutës.
Në kushte të tilla, kur për finalen e femrave ka kohë që është caktuar stadiumi I Shkodrës për ta zhvilluar atë, palët kanë qenë të detyruara ta bëjnë këtë ndryshim. Pritet një finale shumë interesante mes dy ekipeve që po bëjnë ligjin në futbollin e femrave në vendin tonë gjithë këto vitet e fundit. Vllaznia vjen si superiore ngaqë ndoshta ka përbërjen më të mirë megjithatë edhe Juban Danja pas tre përforcimeve me futbolliste kosovare të bëra ditët e fundit, do të kërkojë edhe ajo fitoren e këtij trofeu. Për më tepër, që do të ishte I treti rradhazi për të, në tre vitet e fundit. Por më shumë sesa emri I fituesit, rëndësi ka miqësia mes dy ekipeve. Për këtë arsye, menjëherë pas ndeshjes, është caktuar zhvillimi I një kokteji me pjesmarrjen e të dy ekipeve si dhe të ftuar të tjerë në një nga lokalet e qytetit. Në këtë finale dhe në ceremoninë që do zhvillohet për dorëzimin e kupës, pritet të jetë I pranishëm këtë herë edhe presidenti I Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka I cili bashkë me institucionin që drejton, duket se po e rrit vëmendjen ndaj futbollit të femrave.
www.shkodrasport.com