Kur u duk se te gjitha gjerat po shkonin mire tek Vllaznia, ne fakt ka edhe probleme te cilat kane krijuar njefare paniku tek stafi teknik. Kjo sepse jane disa lojtare te cilat nuk kane arritur dot te rikuperohen ne kohe dhe do te mungojne ne kete ndeshje.
Madje, trajneri Leka ne konferencen e sotme per shtyp e permendi qe do te mungoje autorja e golit te kualifikimit ne turin e pare, Jehona Shala e cila u demtua ne ndeshjen ndaj sllovakeve te Spartak Myjava dhe nuk arriti dot te rikuperohej ne kohe.
Perpos saj, numri 1 i pankines se Vllaznise sot deklaroi qe edhe mbrojtesja e majte (Arbenita Curraj) nuk ia ka dale te rikuperohet. Ajo u demtua ne ndeshjen e kombetares ndaj Norvegjise dhe qe atehere, pavaresisht perpjekjeve te stafit mjekesor, nuk ia ka dale te rikuperohej.
Por shqetesimi i rradhes ka qene ai i futbollistes tjeter Luçije Gjini. Ne seancen e djeshme ajo ka ndjere nje shqetesim muskular dhe per kete arsye, sot mbrojtesja e djathte nuk eshte stervitur fare me grupin.
Siç shikohet edhe nga fotoja e “Shkodra Sport”, Curraj, Gjini e Shala sot e kane ndjekur seancen stervitore nga larg dhe sigurisht te deshperuara qe nuk do te jene pjese e skuadres ne kete ndeshje te rendesishme. Megjithate per Gjinin duhet pritur deri neser per te pare nese ka ndonje shans qe ajo do luaje apo jo./SHKODRA-SPORT.COM/