Vllaznia do te luaje sot ne oren 13:00 ndaj Skenderbeut ndeshjen e rradhes per kampionat dhe padyshim qe do te synoje fitoren per te ruajtur hapin e skuadrave te tjera pretendente.
Kuqeblute nderkohe do te kene nje arsye me shume per te fituar sot. Ata duhet te fitojne per t’i bere dhuraten me te mire per ditelindje kapitenit te tyre Erdenis Gurishta.
Ky i fundit sot deston 26 vjetorin e tij te lindjes dhe ne kete dite te veçante nuk kane munguar edhe urimet e vete klubit Vllaznia.
Nje ditelindje qe vjen ne nje moment shume te mire per Gurishten i cili po kalon nje sezon te shkelqyer ashtu si e gjithe skuadra dhe madje, nuk kane munguar edhe komentet e specialisteve te ndryshem se ai e meriton edhe nje ftese ne kombetare.
Megjithate per momentin vete kapiteni shkodran eshte i perqendruar tek mbyllja e duhur e ketij sezoni fantastik qe ai bashke me shoket e ekipit kane zhvilluar sivjet./SHKODRA-SPORT.COM/