Vllaznia do te provoje te lere menjane momentin e keq qe po kalon pas dy humbjeve te fundit dhe per kete arsye, nga sot ka nisur pergatitjet per sfiden e rradhes, ate qe do te luaje diten e premte ne “Selman Stermasi” ndaj Tiranes.

Edhe ky padyshim qe eshte nje takim shume i veshtire dhe ku shanset ne pamje te pare duken te pakta per te marre pike ndaj nje ekipi pretendent, megjithate shkodranet kane treguar se kur jane ne dite te mire mund t’ia dalin.

Nje lajm i mire ne kete pragndeshje eshte ai i rikthimit te mbrojtesit Gurishta dhe mesfushorit Ramadani qe munguan ndaj Bylisit per arsye kartonash, por tashme do te jene ne dispozicion te stafit teknik.

Po ashtu edhe braziliani Hygor pritet te jete i gatshem sepse demtimi qe ka patur duket se po shkon drejt rikuperimit te plote. I vetmi lojtar ne pikepyetje eshte maqedonasi Gligorov qe duket se vazhdon serish me probleme demtimi dhe nga sa shikohet nuk do te jete i gatshem as per takimin ndaj Tiranes.

Ne kete menyre, me tre rikthimet trajneri Jonuz do te jete me i qete sa i takon ndertimit te formacionit dhe tashme kjo ka sjelle edhe me shume optimizem ne prag te takimit te rradhes. Nderkohe kete jave nuk do te kete asnje lojtar te pezulluar me kartona.
www.shkodrasport.com