Kampionati I vërtetë për Vllaznisë nis këtë të dielë. Kalendari I deritanishëm I ndeshjeve të zhvilluara nuk ka qenë aq I vështirë, me përjashtim të ndeshjes së parë të kampionatit, asaj të luajtur ndaj Skënderbeut. Kuqeblutë ende nuk kanë luajtur ndaj skuadrave të tjera “big” të këtij kompeticioni dhe pikërisht rezultatet ndaj tyre do vendosin shumë gjëra. Një mendim të tillë e kanë dhënë tifozë, gazetarë por mbi të gjitha edhe specialistët. Një përfundim I tillë ka dalë nga kalendari I ndeshjeve të ardhshme të kësaj skuadre. Në fakt e përmendi edhe portieri Vujadinoviç një ditë më parë në konferencën për shtyp kur deklaroi se 5 ndeshjet e ardhshme do vendosin shumë gjëra. Ai sigurisht që ka patur të drejtë në këtë konkluzion që ka nxjerrë sepse kalendari I ardhshëm tregon se Vllazninë e prêt një “ferr” I vërtetë.
Kalendari. Në 5 ndeshjet e mbetura deri në fund të fazës së parë, do të luhet pikërisht me skuadrat e vendit të tretë, katërt, gjashtë dhe shtatë. Në këtë mes, mes skuadrave të gjashtëshes së parë, mungon vetëm Kukësi, me të cilin Vllaznia ka luajtur dhe është ndarë në barazim 0-0. Me të tjerat do luhet në jabët e ardhshme. Që do të thotë se këto skuadra automatikisht pretendojnë t’I marrin vendin e dytë kuqebluve. Kuptohet që për momentin llogaritë nuk bëhen me Skënderbeun që ka krijuar një shkëputje por gjithsesi edhe rivaliteti me korçarët varet pikërisht nga këto rezultatet e ndeshjeve të tjera. Nëse Vllaznia është aktualisht e dyta në renditje, ky sigurisht që është një sukses sepse ka bërë një ecuri të mirë në shtatë ndeshjet e fundit. Problemi është që kjo ecuri të ruhet. Kalendari I ndeshjeve të ardhshme nuk është shumë I favorshëm. Do luhet tre herë në transfertë me Teutën, Besën dhe Kastriotin ndërkohë që do presë në “Loro Boriçi” ekipet e Tiranës dhe Flamurtarit. Pesë sfida shumë delikate por në secilën prej tyre mund të merren pikë.
Parashikimi. Drejtues të skuadrës dhe klubit shkodran sigurisht që kanë filluar të bëjnë edhe llogari. Nëse në këto 5 ndeshje të mbetura të kësaj faze, Vllaznia merr më tepër se gjysmën e pikëve të mundshme, ajo automatikisht do jetë në 2-3 vendet e para të tabelës së renditjes. Kjo sigurisht që do ishte një arritje dhe njëkohësisht një nxitje për fazën e dytë pastaj. Megjithatë gjërat duhen marrë shtruar dhe tek kuqeblutë ka një vëmendje maksimale për ndeshjen e rradhës me Teutën. E rëndësishme njëherë është që të merren pikë në këtë ndeshje për të menduar pastaj më të qetë për ndeshjen e rradhës me Tiranën. Kalendari vërtetë mund të jetë më I vështirë për këto ndeshjet e ardhshme, por shkodranët duket se nuk e kanë shumë problem. Për ta, më mirë është që Vllaznia të ndeshte me skuadra të forta sesa me ato të dobëtat. Kjo u vërtetua edhe nga barazimet që arriti me Apoloninë dhe Tomorin, dy skuadrat e vendeve të fundit në renditje. Kuqeblutë e kanë të vështirë të karikohen në ballafaqime të tilla ndërsa me skuadra si Tirana, Flamurtari, Besa,Teuta e ndonjë tjetër, motivimi bëhet vetë. Zakonisht thuhet se një skuadër del kampion nëse I merr pikët maksimale ekipeve të dobëta dhe për Vllazninë, ekziston e njëjta gjë sepse objektivat e saj mund të arrihen vetëm kështu. Ndaj këtyre skuadrave të tjera, është e sigurtë se kemi për të parë në fushë skuadrën e vërtetë.
Gjergj KOLA