Vllaznia ka mundur me rezultatin 4-2 skuadrën e Hajvalisë në “Loro Boriçi”, duke kaluar kështu në fazën e dytë kualifikuese të Ligës së Kampioneve.

Ishte Berisha ajo që kaloi në avantazh kuqeblutë në minutën e 16’, teksa Misini barazoi në të 34’. Në fuindin e pjesës së parë, Gjini kaloi sërish në avantazh kampionet e Shqipërisë.

Në pjesën e dytë Bashka realizoi një supergol, teksa Mahmuti u përpoq të rihapte sfidën, por në minutat e fundit, ishte sërish Berisha ajo që i dha golin e katërt dhe fitoren kuqebluve.

Kështu Vllaznia do të ketë përballë skuadrën e Valurit në raundin e dytë kualifikues dhe nëse do të arrijë të kalojë do të shkojë në fazën “play off”, ku do tentojë të përsërisë historinë e një viti më parë.