Ekipi i Vllaznisë në gjimnastikë për femra është shpallur kampion i Shqipërisë. Kampionati i të rriturave është zhvilluar dje në palestrën e klubit “Partizani” në Tiranë dhe në të kanë marrë pjesë të gjithë ekipet e vendit. Paraqitja e gjimnnasteve shkodrane nën drejtimin e trajnerit Vladimit Limaj ka qenë në nivelin e duhur dhe në fund të kampionatit, ata kanë mbledhur më shumë pikë se çdo ekip tjetër duke u shpallur kështu kampione të Shqipërisë. Përveç kampionatit të të rriturve janë zhvilluar edhe kampionatet e moshave dhe ka rënë në sy paraqitja në 4-garësh e gjimnastes së Vllaznisë Abeljana Bregu që grumbulloi 50.70 pikë dhe duke u shpallur më e mira e aktivitetit. Në këtë mënyrë, për sportin shkodran vjen një tjetër sukses. Ekipi i vajzava të gjimnastikës është kampion i vendit duke qenë kështu përkrah ekipeve kampione të klubit Vllaznia si boksi, atletika, xhudoja etj.

www.shkodrasport.com