Problemet me Jorgjin në ndeshjen e Kupës me Tiranën janë ende të freskëta tek tifozët shkodranë të cilët u indinjuan së tepërmi nga vendimet e tij dhe sidomos të anësorit Ganxhi. Për këtë arsye, duke qenë se edhe takimi i sotëm ndaj Kamzës për kampionat është edhe më shumë i rëndësishëm, kuptohet se vëmendja është e përqendruar për të mësuar se kush do jetë njeriu që do të arbitrojë sot në orën 13.00 në “Loro Boriçi”. Nga sa bëhet e ditur, arbitër kryesor i kësaj ndeshje do të jetë vlonjati Klajdi Kola.
Ai do të ndihmohet nga asistentët kryeqytetas Denis Rexha dhe Nertil Bregasi ndërsa arbitër i katërt do të jetë tiranasi tjetër Kreshnik Bajramaj. Vëzhgues i takimit sakaq është caktuar Prek Pjetrushi ndërsa delegat Marjus Sulejmani.
© shkodrasport.com