Skuadra shkodrane ka fituar pasditen e djeshme ndaj Kamzës në takimin e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Në fund të 90 minutave të luajtura në “Reshit Rusi”, Vllaznia ka triumfuar me rezultatin 2-1. Autorë të golave të këtij suksesi kanë qenë mbrojtësi Antonio Marku dhe sulmuesi Silvio Rodrigues Pereira Junior, por duhet thënë se një nga protagonistët kryesorë të këtij suksesi ka qenë Erdenis Gurishta.

I vendosur në krahun e djathtë në rolin e “pistonit”, ai ka spikatur si në lojën mbrojtëse ashtu edhe atë sulmuese. Ka dalë shpeshherë triumfues në duelet me japonezin Fukui dhe nuk kanë munguar kroset në zonën kundërshtare.

Gurishta ka marrë shpeshherë duatrokitjet e tifozëve shkodranë. 23 vjeçari ka treguar një formë gjithnjë në rritje këtë sezon, duke qenë jo vetëm titullar në formacion çdo ndeshje, por edhe një nga futbollistët më konstant në paraqitjet e tij.

I fortë, i shpejtë, por edhe i sigurtë në ndërhyrje. Jo më kot, trajneri Lika vazhdon t’i besojë verbërisht këtij lojtari i cili është shndërruar në një pikë të rëndësishme të Vllaznisë së këtij sezoni.
© shkodrasport.com