Ndeshja e sotme në mes Vllaznisë dhe Kamzës konsiderohet shumë e rëndësishme për të dy ekipet dhe jo më kot, Sektori i Gjykimeve pranë FSHF-së ka vendosur që të ketë 6 arbitra në të.
Kjo për të mos patur probleme sa i takon gjykimit në mënyrë që fituesi të vendoset nga fusha e lojës dhe jo nga gabimet e tyre.
Ndërkohë për ta drejtuar këtë ndeshje është vendosur një arbitër me shumë përvojë: Kridens Meta.
Ai do të ndihmohet nga dy tiranasit e tjerë, Egin Doda dhe Nertil Bregasi që do të jenë në rolin e asistentëve.
Sakaq, arbitër i katërt do të jetë Enea Pashaj nga Patosi. Në rolin e asistentëve pas porte do të jenë Laver Alla nga Lushnja dhe Orlando Kuka nga Tirana.
Ndërsa vëzhgues i takimit do të jetë Besnik Kaimi po nga kryeqyteti ndërsa delegat i FSHF Alban Tafaj.
© shkodrasport.com