Klubi shkodran përmes një shkrese zyrtare, I ka kërkuar FSHF-së se ku do luhet ndeshja me Shkumbinin meqë policia nuk e merr përsipër zhvillimin e saj dhe garantimin e rendit publik. Ja testi I plotë I kërkesës që klubi shkodran ka dërguar sot në Federatë”:

“KF Vllaznia sh.a ka marrë një shkresë zyrtare me nr.5045 Prot. Datë 19.12.2011, nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër, bashkëngjitur së cilës është një shkresë e Drejtorisë së Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me Nr.6480 Prot. Datë.06.12.2011 me lëndë: “Mbi disa probleme të evidentuara gjatë zhvillimit të aktiviteve futbollistike”. Kjo shkresë I është drejtuar edhe FSHF-së.  Administratorëve të Terreneve Sportive, Bashkive e Komunave dhe për dijeni Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në këtë dokument zyrtar, me firmën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Hysni Burgaj, përcaktohen fushat dhe terrenet sportive ku forcat e rendit “nuk do të marrin garantimin e sigurisë publike gjatë zhvillimit të aktiviteteve futbollistike”, madje “duke mos marrë asnjë masë për këto aktivitete”. Në këto stadiume përfshihet edhe stadiumi I Peqinit në qarkun e Elbasanit. Në këtë kuadër, KF Vllaznia sh.a është e interesuar të mësojë nga FSHF-ja, Sektori I Garave, se ku do të zhvillohet ndeshja Shkumbini- Vllaznia, e datës 23 dhjetor 2011, e orës 13.00, që është planifikuar të luhet pikërisht në stadiumin e Peqinit, I cili është në listën e stadiumeve që Policia e Shtetit nuk merr përsipër garantimin e rendit publik dhe mbarëvajtjes së kësaj ndeshje? Ju lutem na njoftoni në kohën e duhur se ku do të zhvillohet ky takim dhe kush do të garantojë rendin publik nëse nuk e merr përsipër Policia e Shtetit? Shqetesimi yne eshte I ligjshem duke pare rastet e dhunes qe kane ndodhur ne ndeshjet e fundit ne kampionatin tone prandaj dhe nuk duam te rrezikojme as jeten dhe as shendetin e futbollisteve dhe stafit te Vllaznise”

Administratori

Kujtim Shaba