Opinion nga Blendi Dibra
Sapo ka filluar faza e dyte e kampionatit shqiptare dhe ekipi i Vllaznise se Shkodres se traditave te hershme sportive, aty ku futbolli filloi te flase shqip, tashme ndodhet ne nje situate kritike. Ne keto momente te gjithe ndihen te shqetesuar por edhe perballe nje situate konfuze, duke mos qene te qarte se cfare po ndodh, kur situata duket sikur po precipiton ne renie te lire. Ne raste te tilla krizash askush nuk duhet te ndihet mire pasi del si detyre qe te gjithe se bashku, drejtuesit administrative dhe ato teknike, sportistet, specialistet e futbollit, tifozet e zjarrte dhe mediat sportive te bashkohen ne misionin e vetem per te shpetuar Vllaznine nga nje situate e tille, te cilen askush nuk e deshiron. Te gjithe duhet te kontribojm sa nuk eshte vone pasi çdo fund i hidhur, neve si bij te qytetit te djepit te futbollit, do te na beje te gjitheve te ndihemi fajtore! Duke u perpjekur te gjej sadopak ndonje ngjashmeri me situata te tilla qe ka perjetuar ekipi i futbollit Vllaznia per nje moment solla ne mendje vitin 2003 kur nderroj jete Presidenti i nderuar i Vllaznise z.Myftar Çela. Ne ate periudhe ekipi ndodhej perballe kompeticioneve evropiane dhe dilemat ishin aq te medha saqe diskutohej edhe nese ekipi do te kishte mundesi financiare te merrte pjese ne kupat e Evropes apo jo. Megjithate ajo qe ishte mjaft mbreselenese ishte mbeshtetja shume e gjere qe aktore te ndryshem te fushes se sportit dhe tifozeria e zjarrte nuk kursyen per te ndihmuar ekipin per te dale nga ajo gjendje. Besoj se te gjithe jane te bindur qe situaten aktuale askush nuk e ka deshiruar, as drejtuesit e Bashkise Shkoder, as drejtuesit e Vllaznise dhe as lojtaret. Prandaj mendoj qe tashme eshte e nevojshme qe te gjithe specialistet e futbollit te perkrahin me teper teknikun kuqeblu Rudi Vata duke u ndalur me teper ne ofrimin e alternativave qe do i sherbenin ekipit per te dale nga gjendja aktuale nepermjet shfrytezimit dhe menaxhimit te burimeve aktuale qe ka sesa te perqendroheshin ne analiza te gabimeve te deritanishme te cilat vetem se do te shtonin konfuzionin dhe do te thellonin krizen aktuale. Mendoj qe nuk eshte momenti i duhur per te bere analiza dhe gjetur problematika por kerkohet te ofrohen zgjidhje pasi koha nuk pret. Per te arritur kete qellim mediat mund te jepnin nje kontribut me te madh per te afruar mendimin e specialisteve te ndryshem te cilet do te ishin te mirpritur me sugjerimet e tyre. Po ashtu do sugjeroja drejtuesve te Bashkise dhe te gjithe aktoreve dhe dashamiresve te sportit qe te shfrytezojne kete moment duke shtuar perpjekjet e tyre per te masivizuar sportin dhe ne vecanti futbollin i cili eshte nje sport popullore. Do te ishte mese e nevojshme qe te ftohen te rinjte sidomos studente te shkollave te mesme dhe universitetit qe te ndjekin ekipin e tyre te zemres, duke ju ofruar edhe lehtesirat perkatese. Po ashtu me sportdashesit dhe tifozet e zjarrte te krijohen sa me teper ura komunikimi dhe mundesi kontakti per te bere te qarte objektivat e klubit si dhe sa me transparente drejtimin e tij, duke i dhene atyre mundesine qe ato te ndihen sa me afer ekipit te zemres psh mbledhjet e stafit me lojtaret, analizat mund te behen te hapura duke ftuar sportdashes dhe specialiste qe te marrin pjese. Nga ana e tyre tifozet nuk duhet te humbin besimin tek ekipi i tyre i zemres, tek stema e Vllaznise qe vazhdon te jete krenaria e futbollit shqiptare si ekipi me i mire shqiptare ne Evrope. Sot me shume se kurre eshte e nevojshme qe te gjithe te mbeshtesim Vllaznine duke qene sa me shume te pranishem ne shkallet e stadiumit “Loro Boriçi” duke filluar qe nga takimi i radhes me Skenderbeun, per te ringjallur se bashku shpresen se Vllaznia do te kape nivelet e kerkuara nga te gjithe. Vllaznia na therret!