Tek Vllaznia nuk ka kohe per te pushuar. Perpos angazhimeve te medha per plotesimin e skuadres me lojtaret e duhur, stafi i klubit po punon edhe per kompletimin e ekipit me bazen e duhur materiale.
Aktualisht kuqeblute duket se jane ne fazen e dizenjimit te fanellave dhe per kete arsye, kane kerkuar edhe nje mendim te tifozeve te tyre per modelin e preferuar.
Ne faqen zyrtare te klubit, kane postuar 4 prej modeleve kuq e blu dhe kuptohet qe tifozet kane mundesi te zgjedhin modelin me te mire.
Ja postimi i klubit shkodran pak minuta me pare:
“Ndonëse periudha nga përfundimi i sezonit të futbollit deri në fillimin e sezonit të ri 2020-2021 është mjaft e shkurtër, drejtuesit po punojnë në kompletimin me bazë materiale si dhe dizenjimin e fanelave të përfaqësimit.
Stafi menaxhues dëshiron të ndaj me publikun disa nga modelet të cilat janë duke u punuar. Komentet dhe pëlqimet tuaja do të merren në konsideratë për të përzgjedhur modelin më të.mirë. Ju falenderojmë për kontributin tuaj”.