Duke parë si kanë shkuar gjërat deri tani, te Vllaznia e kanë të qartë se pa marrë disa lojtarë vërtet cilësorë në merkaton e dimrit, qëndrimi në Superiore është i pamundur. Trajneri Ernest Gjoka ka marrë garancinë e drejtuesve për afrimet që i duhen, por problemei është se ku do të gjehen lojtarët me kualitet në këtë periudhë, kur edhe edhe skuadrat me pretendime madhore nuk arrijnë të gjejnë përforcime. Nga ana tjetër, zyrtare të klubit shkodran bëjnë me dije për “Vip Sport” se nga grupi aktual nuk do të largohet askush.
Janë përmendur deri tani Çinari, si një largim i mundshëm për te Partizani, apo dhe Orelesi e Atsina, por të gjithë janë nën kontratë dhe nuk mund të ikin nga Vllaznia. Veçanërisht Orelesi është një lojtar shumë i rëndësishëm për Vllazninë. Klubi shkodran ndërkohë po lufton fort edhe për çështjen “Hasani”, duke bllokuar dokumentacionin e tij, pasi e ka bërë lëvizjen ndrejt Iranit pa miratimin e klubit. Vipsport.al