Vllaznia është duke kërkuar sulmues, ndonëse deri më tani kanë afruar lojtarë si Ardit Hoxhaj, që e ka bërë edhe lojtarin sulmues “pykë” në ekipet ku janë aktivizuar më parë, apo dhe keniani Ismail Dunga.

Me shkodranët që duan të kenë një ekip kompetiotiv, duket se nuk ka gjetur akordin sulmuesi nga Maqedonia e Veriut, Simonovski, që kishte luajtur së fundmi në Rumani, ndonëse kishte shënuar fare pak, për financat dhe kërkesat që ka pasur, që kanë qenë shumë të larta.

Në Shkodër, pak javë më parë këkronin që të bënin të vetin edhe malienin Saliu Guindo, por që duket se nuk ja dolën dot, e për më tepër që tashmë ai ka firmosur në ligën e dytë turke.

Shkodranët kanë hedhur sytë nga tregu i huaj, duke synuar që të afrojnë një lojtar që të bëjnë diferencën në ditët në vijim/Vipsport/