Ndeshja e neserme ndaj Laçit eshte e fundit per Vllaznine kete sezon ne shtepi dhe si rrjedhoje drejtuesit e klubit duke pare edhe rendesine e saj kane marre vendimin e rendesishem per ta bere hyrjen e tifozeve pa bileta.

Por jo vetem kaq. Ne kampin shkodran duan “ta trembin” kundershtarin edhe duke i zbritur ne fushen e stadiumit tre ekipet e tyre kampione te Shqiperise. Behet fjale per ate te femrave, te 21 dhe 17 vjeçareve, per te cilet eshte menduar nje ceremoni e thjeshte para fillimit te ndeshjes se neserme.

Nje gje te tille e ka bere te ditur vete klubi shkodran permes nje postimi ku shkruan:

NESËR, JO VETËM VLLAZNIA- LAÇI

Pasditen e nesërme, në ora 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet ndeshja shumë e rëndësishme e “Abissnet Superiore” në mes Vllaznisë dhe Laçit dhe tifozët shkodranë duhet të jenë të shumtë në numër për të mbështetur skuadrën e tyre në këtë sfidë përcaktuese.

Por jo vetëm kaq. Ata do të kenë mundësi që përpara fillimit të ndeshjes, në një ceremoni të thjeshtë të duartrokasin edhe ekipin e femrave të Vllaznisë që vetëm dy ditë më parë u shpall për herë të 10-të kampione e Shqipërisë. Ashtu siç do kenë mundësi të duatrokasin edhe ekipet U21 dhe U17 të Akademisë Vllaznia që po ashtu janë shpallur kampione këtë sezon.

Prandaj, EJA EDHE TI për Vllazninë dhe të festojmë të gjithë sëbashku!
Ju rikujtojmë që hyrja e tifozëve në stadium për këtë ndeshje do të jetë e lirë, pa bileta.