Vllaznia kërkon titullin e 18-të në boks
Pas tre diteve grumbullim ne Shkoder, ekipi i boksit të Vllaznisë, ka lënë sot qytetin e tij për të udhëtuar drejt Durrësit, aty ku nesër nis kampionati kombëtar. Në këtë kampionat do marrin pjesë ekipet dhe boksierët më të mirë të vendit dhe sivjet gjasat janë që të ketë një konkurrencë të fortë. Ekipet e Vllaznisë, Tiranës dhe Teutës konsiderohen favorite për titullin kampion por megjithatë trajneri shkodran Zef Gjoni është i bindur se ekipi që ai drejtoj do të arrijë sërish të triumfojë mbi gjithë kundërshtarët e tij dhe të sjellë në Shkodër titullin e 18-të kampion të vendit.Ai është i bindur në këtë gjë sepse beson tek puna e bërë në stërvitje, beson tek talenti i sportistëve të tij.Per te motivuar edhe me teper boksieret shkodrane sigurisht qe do ndikoje edhe nje premio qe dy biznesmene shkodrane do te japin per secilin prej sportisteve qe do shpallet kampion ne peshen e tij. Bëhet fjalë për një shpërblim prej 500 mijë lekësh të vjetra për secilin boksier që shpallet kampion. Kjo per trajnerin Gjoni eshte nje stimul me shume dhe ai eshte i bindur tek suksesi sepse bazohet tek puna e bere ne stervitje gjate gjithe kesaj periudhe.