Pas suksesit në Kupën e Shqipërisë pak ditë më parë kur zuri vendin e parë duke merituar këtë trofe, si dhe pas suksesit tjetër në ditën e kërcimeve, ekipi I Vllaznisë do të kërkojë një tjetër trofe për sezonin. Bëhet fjalë për titullin kampion me 20 vjeçarët. Garat e këtij kampionati do të zhvillohen nesër në Tiranë dhe objektivi I atletëve shkodranë sigurisht që do jetë fitimi sërish I titullit kampion. Vllaznia është kampionia në fuqi e këtij trofeu sepse në vitin 2012 I ka sfiduar të gjithë ekipet  e tjera dhe këtë gjë do të kërkojë ta bëjë edhe këtë vit.

Atletët kanë kohë që përgatiten për këtë gjë. Sportistë të tillë si Bajram Muça, Gledis Halluni, Xhaneto Zefi, Lulëzim Çengeli, Klinti Tula etj natyrisht që do kërkojnë vende të para në garat e tyre individuale por edhe duke I dhënë pikë ekipit për renditjen ekipore.  Sipas kryetrajnerit të atletikës së Vllaznisë, Albert Marashi, objketivi është I qartë, titulli kampion dhe për këtë vit. Natyrisht që një titull I tillë nuk do jetë risi për atletikën shkodrane sepse ajo prej vitesh bën ligjin në pistat shqiptare duke dominuar në të gjitha grupmoshat. Suksese të tilla arrihen pavarësisht se kushtet në të cilat stërviten këto sportistë nuk kanë patur asnjë përmirësim prej vitesh, për të mos thënë se janë prishur edhe më shumë. Megjithatë këto vështirësi nuk I kanë ndalur trajnerët dhe sportistët të bëjnë punën e tyre dhe t’I dhurojnë Shkodrës të tjera trofe ashtu si çdo vit dhe kështu pritet të ndodhë edhe në garat më të rëndësishme të këtij viti, duke filluar nga nesër me kampionatin e 20 vjeçarëve.
Gjergj KOLA

 

(www.shkodrasport.com)