Prej pak ditësh në media dhe në opinionin sportiv ka nisur një diskutim se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Vllaznisë.

Natyrisht që nuk mungojnë emrat e hedhur në tavolinë dhe ndonëse drejtuesit e klubit ende nuk janë marrë me këtë çështje, ajo që të bën përshtypje është anashkalimi i Ervis Krajës.

Njeriu që është ende nën kontratë me klubin shkodran, trajneri që sakrifikoi jo pak duke drejtuar Vllazninë B në sezonin e ri, por edhe ekipin e parë në dy ndeshjet e fundit, nuk konsiderohet favorit për pankinën?!

Diçka e habitshme në fakt sepse Kraja tregoi se mund ta bëjë mjaft mirë këtë punë.

Për më tepër që tashmë ia ka marrë dorën kategorisë së parë dhe nuk do ta kishte problem drejtimin e ekipit të parë.

Kjo të bën përshtypje në fakt sepse përveç shumë trajnerëve shkodranë, po përmenden madje edhe tre ish-trajnerë të huaj si kandidat për trajnerë të Vllaznisë.

Bëhet fjalë për malazezin Dervish Haxhiosmanoviç, italianin Baldo Ranieri dhe gjermanin Ulrih Shulze.

Ervis Kraja ndërkohë është aty. Ende nën kontratë dhe i gatshëm të vazhdojë punën.

Pse nuk duhet t’i besojmë atij të vazhdojë punën në krye të kuqebluve? Një përgjigje që pritet të marrë përgjigjë besojmë brenda pak ditësh.
© shkodrasport.com